Ne rrjet

Kuvendi i RMV sot në seancën e tretë për miratimin e propozimit francez

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut vijon sot (16 korrik) me seancën e tretë të diskutimeve për përmbajtjen e kornizës së propozimit francez dhe sipas listës së deputetëve të regjistruar, të drejtën e fjalës e kanë edhe tre të tjerë dhe me pas do të shprehen me votë.

Diskutimet në dy ditët e fundit u zhvilluan në një atmosferë mjaft të tensionuar. Opozita shoqëroi fjalimet e deputetëve të shumicës qeverisëse, me vuvuzela e pankarta ne duar. Tensionet dhe zhurma në seancën e djeshme shkuan deri në konflikte verbale dhe akuza të ndërsjella mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës.

Opozita kërkon refuzimin e propozimit, i cili, sipas tyre, sjell asimilim të drejtpërdrejtë të popullit maqedonas, shantazh dhe pengim shumëvjeçar të procesit të integrimit evropian nga ana e Bullgarisë.

Por, kampi qeverisës siguron se korniza negociuese ofron paprekshmëri të identitetit dhe gjuhës maqedonase dhe fillimin e negociatave për anëtarësim të plotë në BE.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë