Deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, janë mbledhur në orën 18:00 në një nga lokalet e Tiranës, për të diskutuar rreth të ardhmes së tyre politike, sa kohë që as nuk dalin në krah të Sali Berishës por edhe kritikojnë në anën tjetër Enkelejd Alibeajn.
Shumica prej tyre janë me këtë të fundit por kishte edhe nga ata deputete si Ervin Salianji apo Tomor Alizoti që kane qëndruar të ftohte me të dyja palët.
Takimi mes tyre vjen edhe para seancës të së enjtes që mendohet të jetë i fundit për këtë sesion parlamentar. Të enjten pritet që të futet ne votim edhe kandidatura për Avokatin e Popullit një pikë që është diskutuar edhe mes deputetëve.
Deputetët që ishin në takim
Kreshnik Çollaku
Gazment Bardhi
Dhurata Çupi
Helidon Bushati
Andia Ulliri
Ervin Salianji
Bledjon Nallbati
Arbi Agalliu
Lefter Geshtenja
Flamur Hoxha
Eralda Bano
Merita Bakiu
Kastriot Piroli
Ferdinand Xhaferraj
Emilia Koliqi
Seladin Jakupllari
Zheni Gjergji
Dashnor Sula
Grida Duma
Orjola Pampuri
Enkelejd Alibeaj
Flutura Açka
Tomor Alizoti
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje