Politike

Beteja brenda PD për Avokatin e Popullit, Gjekmarkaj: Basha nuk ka tagër për të caktuar pasardhësin ( kush po favorizon kë)

Beteja e afërt brenda opozitës është për emrin e ri të Avokatit të Popullit që sipas të gjitha gjasave do të votohet të enjten.

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, thotë përmes një postimi në Facebook se emri i ri duhet të jetë një kontribut i përbashkët i opozitës, duke lënë të kuptohet për kompromise nga pjesë të opozitës me mazhorancën.

Gjekmarkaj vëren se Basha nuk ka tagër për ta caktuar atë, duke lënë të kuptohet se në fakt ish-kreu i PD-së e ka një emër në mendje,  nisur edhe nga numrat brenda grupit që ai ka si mbështetje.   

“Avokati i Popullit nuk duhet të jetë një pinjoll i diktaturës! Basha dhe pasuesit e tij të pakët nuk kanë tagër për ta caktuar atë. Deputetët e PD s’kanë arsye të bëhen pis për asgjë. Dorian Gjonmarkaj i mirë shkolluar në perëndim dhe familje historike i përmbush kushtet.

….dhe Erindës PD, as ajo e vulës nuk besoj ti ketë më asnjë borxh për punën që ka bërë.

Dëshirat e Bashës janë vetëm të atij dhe jo të shumicës së qytetarëve. Lulokracia duhet të ketë një fund!!!”, shkruan Gjekmarkaj.

19 kandidatë paraqiten platformat e tyre përmes një seancë dëgjimore të premten e javës së kaluar në Komisionin e Ligjeve. Në listë janë përfshirë nga ish-Drejtori i policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, ish-ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmali, ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi e deri ish-deputeti i PD-së, Sali Shehu. Në listë është përfshire edhe emri i Ledio Brahos një emër që gëzon mbështetje tek disas deputete të “Rithemelimit” ndërsa Basha dhe Alibeaj duket se po mbështetin me shumë jo zyrtarisht emrin e Ilir Rusmalit.  Në bazë të një marrëveshje të kahershme mazhorancë-opozitë, Avokati i Popullit zgjidhet gjithnjë nga opozita.

Kandidaturat për Avokatin e Popullit:

1.Ahmet Prençi

2.Altin Goxhaj

3. Besim Ndregjoni

4.Bledar Dervishaj

5.Boriana Nikolla

6.Brikena Kasmi

7.Dorian Gjomarkaj

8.Drita Avdyli

9.Endri Papajorgji

10.Ermir Kapedani

11.Erinda Ballanca

12.Evis Fico

13.Ilirjan Rusmali

14.Jordan Daci

15.Jorida Rustemi

16.Laureta Roshi

17.Ledio Braho

18.Lefterije Luzi

19.Sali Shehu


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë