Gazeta Si – Festë e madhe në Kopenhagen për Jonas Vingegard. Pritje madhështore për çiklistin, pas triumfit të tij në Tour de France.
Vingegard, pjesëtar i skuadrës Jumbo-Visma, u prit në kryeqytetin Kopenagen nga një turmë e madhe, rreth 25 mijë persona. Ata e duartrokitën teksa ai u shfaq në ballkonin e bashkisë së kryeqytetit danez bashkë me familjen e tij.

Vingegard u shpall ‘mbret’ i Parisit, ndërsa tani synon të jetë protagonist edhe në klasiket e tjera të çiklizmit botëror. E ardhmja është përpara për sportistin 25-vjeçar.
Jonas Vingegard fitoi edicionin e 109-të të Tour de France, me 2’43” para sllovenit Tadej Pogaçar dhe 7’22” ndaj britanikut Geraint Thomas.
Suksesi i çiklistit ka pasur impakt të madh te sportdashësit danezë, të cilët i kanë dhuruar një pritje madhështore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje