Sport

Triumfoi në Tour de France, 25 mijë danezë presin ‘heroin’ Vingegard

Gazeta Si – Festë e madhe në Kopenhagen për Jonas Vingegard. Pritje madhështore për çiklistin, pas triumfit të tij në Tour de France.

Vingegard, pjesëtar i skuadrës Jumbo-Visma, u prit në kryeqytetin Kopenagen nga një turmë e madhe, rreth 25 mijë persona. Ata e duartrokitën teksa ai u shfaq në ballkonin e bashkisë së kryeqytetit danez bashkë me familjen e tij.

Vingegard përshëndet publikun danez. Gazeta Si, 27 korrik 2022

Vingegard u shpall ‘mbret’ i Parisit, ndërsa tani synon të jetë protagonist edhe në klasiket e tjera të çiklizmit botëror. E ardhmja është përpara për sportistin 25-vjeçar.

Jonas Vingegard fitoi edicionin e 109-të të Tour de France, me 2’43” para sllovenit Tadej Pogaçar dhe 7’22” ndaj britanikut Geraint Thomas.

Suksesi i çiklistit ka pasur impakt të madh te sportdashësit danezë, të cilët i kanë dhuruar një pritje madhështore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë