Presidenti Bajram Begaj nuk ka humbur kohë dhe ka dekretuar dy emërimet e reja në Qeverinë e Edi Ramës.
Pas u mbushur as 60 minuta nga votimit në Parlament, ku Belinda Balluku dhe Majlinda Dhuka morën nga 76 vota, e para si zv.Kryeministre dhe e dyta si ministre e Shtetit dhe Kryenegociatore.
“Anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave, të dekretuar nga Presidenti Begaj dhe të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, u betuan sot para Kreut të Shtetit shqiptar. Pasi u lexua formula e betimit dhe dekretet përkatëse të emërimeve, anëtarët e Këshillit të Ministrave: Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, zonja Belinda Balluku si dhe Ministër Shteti dhe Kryenegociator, zonja Majlinda Dhuka, u betuan para Presidentit të Republikës, SH. T. Z. Bajram Begaj dhe firmosën dokumentin e betimit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Balluku dhe Dhuka zëvendësojnë në këto dy poste Arben Ahmetajn, të shkarkuar ditën e hënë nga Edi Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje