Politike

Kryeministri spanjoll viziton Tiranën, ndalesa e radhës e turit të tij ballkanik ku përjashtoi Kosovën

Në Tiranë ka mbërritur këtë të hënë për një vizitë zyrtare Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez. Ndalesa në kryeqytetin shqiptar është pjesë e turit të vizitave në Ballkanin Perëndimor për të.

Më herët, Sanchez u ndal në Serbi, Bosnje, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, duke përjashtuar Kosovën, ku Spanja është një prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë.

Mesazhet e përcjella prej tij në takimet e zhvilluara në kryeqytetet e vendeve të Ballkanit u mëshuan marrëdhënieve të Spanjës me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen e Spanjës në rrugën drejt integrimit europian për to.

Ndërkohë, nga Beogradi Sanchez ka shuar të gjithë zërat që flisnin për një njohje të mundshme të Pavarësisë së Kosovës nga ana e Spanjës.

Gjatë një konferencë të përbashkët për media me Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ai tha se Spanjën dhe Serbinë i lidh nevoja për të “respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe sovranitetin dhe integritetin territorial të dy vendeve” dhe se “Spanja do të jetë gjithmonë në krah të Serbisë në respektimin e këtyre parimeve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë