Rusia është rreshtuar në krah të Kinës dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për provokim tensionesh me anë të vizitës së drejtueses së Kongresit amerikan, Nancy Pelosit në Tajvan.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e ka përshkruar vizitën e Pelosit në Tajvan si një shfaqje të “arrogancës” së SHBA-së, duke krijuar përshtypjen se ajo mund “të bëjë çfarë të dojë dhe pa u ndëshkuar”. Lavrov ka krahasuar atë me mbështetjen e SHBA për mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë.
“Kjo është një ambicie për t’i provuar të gjithëve mosndëshkimin e tyre dhe për të treguar të drejtën e tyre: Unë mund të bëj çfarë të dua”, tha Lavrov.
Marrëdhëniet e Rusisë dhe Kinës janë zgjeruar në mënyrë të qëndrueshme kohët e fundit.
Përpara pushtimit rus të Ukrainës, Kina iu bashkua Rusisë për të kundërshtuar zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s dhe megjithëse Kina nuk i ka miratuar operacionet ruse në Ukrainë, ajo nuk e ka dënuar as luftën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje