Të paktën 11 persona janë vrarë të premten në Cetinjë të Malit të Zi. Sipas mediave malazeze, pas një konflikti familjar, një burrë 34-vjeçar ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi disa persona.
Jo zyrtarisht mediat raportojnë për 11 të vdekur dhe gjashtë të plagosur. Mes të plagosurve është edhe një polic.
Policia ka reaguar menjëherë dhe ka tentuar të neutralizojë të dyshuarin i cili nuk pranoi të dorëzohej dhe qëlloi në drejtim të punonjësve të policisë. Policia më pas qëlloi disa të shtëna dhe i dyshuari mbeti I vrarë, sipas agjencisë së lajmeve Beta.
Qyteti i Cetinjës ndodhet 36 kilometra në perëndim të Podogricës. Sipas dëshmitarëve, sulmuesi po qëllonte rastësisht mbi njerëzit që ecnin në rrugë, përfshirë fëmijët. Katër nga të plagosurit janë dërguar në spitalin e Cetinjës ndërsa dy të tjerë me plagë të rënda janë dërguar në Qendrën Klinike në Podgoricë.




Në vendngjarje ndodhet prokurori i lartë i shtetit, forcat e emergjencës dhe policia.
Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili me anë të një mesaazhi në rrjetin social Telegram ka shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave.
“Ka ndodhur një tragjedi që Mali i Zi nuk e mban mend. Ftoj të gjithë qytetarët e Malit të Zi që të luten për familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit, miqtë e tyre dhe të gjithë qytetarët e kryeqytetit historik të Cetinjës”, shkruan Abazoviq.
Administrata e policisë malazeze ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht incidentin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje