Bota

Masakra në Mal të Zi zgjati 45 minuta pas konfliktit për qiranë. Telefonata e autorit: Të vrava familjen!

Gazeta Si – Një sulm makabër që zgjati 45 minuta dhe i mori jetën 11 personave të pafajshëm.

Ky është bilanci tragjik i  ngjarjes së rëndë të ndodhur në Cetinje të Malit të Zi, ku një i ri ka qëlluar me armë zjarri ndaj disa kalimtarëve, duke lënë 11 të vrarë dhe plagosur 6 të tjerë.

Prokurorja e Malit të Zi, Andrijana Nastiç, ka deklaruar se në mesin e të viktimave janë edhe dy fëmijë.

Viktima e masakrës me 11 të vdekur, që kishte për zanafillë konfliktin për qiranë e banesës, është 34-vjeçari Vuk Boriloviç.

Në 45 minutat në vijim, në një distancë totale prej 80 metrash nga shtëpia e tij, ai ‘mbolli’ vdekjen, duke vrarë shtatë persona të tjerë dhe duke plagosur gjashtë.

Fillimisht ai hyri në banesën e qiramarrësve të tij rreth orës 15:30 dhe vrau një fëmijë 11 vjeç. Pas tij vrau edhe vëllain tre vjet më të vogël dhe plagosi nënën e tyre, të identifikuar si Natasha Pajoviç.

Pasi përfundoi telefonatën me Martinoviç, me armë gjahu në dorë, hyri në shtëpinë e fqinjëve të tjerë duke vrarë të moshuarit Danijela dhe Dimitrije Dreçun dhe plagosi rëndë nipin e tyre Aleksandar Dreçun.

Më pas vrau dhe djalin e tyre Rajko Dreçun, i cili vrapoi menjëherë drejt shtëpisë kur dëgjoi të shtënat.

Masakra nuk përfundoi këtu. 34-vjeçari vrau edhe fqinjin Milan Mitroviç dhe dajën e tij Goran Gjurishiç dhe më pas, duke zbritur në rrugë, nuk ndali të shtënat dhe qëlloi për vdekje fqinjët Aleksandra dhe Danijela Radunoviç.

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka shpallur tre ditë zie kombëtare për masakrën me 11 të vrarë në Cetinje, mes tyre edhe agresori. 

Nga të shtënat masive në afërsi të selisë qeveritare të vendit mbetën të plagosur edhe gjashtë persona, mes tyre edhe një pjesëtar i forcave të policisë.

Mësohet se dy të plagosur janë shtruar në spitalin e Cetinjes, ndërsa katër të tjerë janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë.

Pritet konfirmimi nga grupi i ekspertizës për të vërtetuar shkaqet e vrasjes së agresorit.

Fillimisht u raportua se 34-vjeçari mund të jetë vrarë nga një qytetar, por nuk përjashtohet as rasti se është vrarë gjatë përballjes me forcat e rendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë