Politike

Berisha akuzoi për Portin e Durrësit, Balla: Do ta adresojmë praninë e tij në Kuvend që nga shtatori

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës në lidhje me Portin e Durrësit.

Balla nuk flet për akuzat e hedhura nga Berisha në lidhjet me projektin mbi 2 mld eurosh që është prezantuar për investim në këtë port, por thotë se mazhoranca do të adresojë në Kuvend në sesionin e ri praninë e Berishës në Kuvend, që e quan ‘absurditet’.

“Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në Shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij”, shkruan kreu i grupit parlamentar socialist.

PS nuk ka një nismë konkrete se si do ta ‘adresojë këtë absurditet’, sipas Ballës. Por, Gazeta Si ka mësuar më herët se ka një propozim për të ndërhyrë te ligji i dekriminalizimit dhe për të përfshirë në të edhe personat e shpallur non grata nga aleatët strategjikë të Shqipërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë