Sport

Evangjeli Veli me doping, njollos medaljet e Europianit të Tiranës

Gazeta Si – Peshëngritja shqiptare përfshihet sërish nga skandali i dopingut. Evangjeli Veli, e cila doli kampione Europe më 29 maj në Europianin e zhvilluar në Tiranë, ka rezultuar pozitive me doping.

Në atë aktivitet Veli fitoi 2 medalje ari dhe një argjendi, por që shumë shpejt janë njollosur nga dopingu. Sipas ‘Top channel’, analizat e kryera në Gjermani kanë zbuluar gjurmë stanazololi te sportistja shqiptare.

Evangjeli Veli. Gazeta Si, 20 gusht 2022

Laboratori i Drezdenit, i licencuar nga WADA (Agjencia Ndërkombëtare e Antidopingut), ka nxjerrë këtë përfundim. Stanazololi është ndër elementët e ndaluar, që është përdorur më parë edhe nga peshëngritës të tjerë shqiptarë e të huaj.

Veli është pezulluar nga organizatat ndërkombëtare, por edhe nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes. Duhet pritur edhe rezultati i testit B, por ka pak gjasa që situata të ndryshojë.

Peshëngritësja shqiptare mund të pezullohet deri në 8 vjet, nëse doping konfiromohet nga testi B. Veli e ka rast të përsëritur, sepse edhe 2018-ën ka dal me doping. Rezultati i testit B do të mësohet në shtator.

Po ashtu, është pezulluar për momentin edhe shpërblimi prej 72 milionë lekësh, që Evangjeli Veli do të përfitonte nga 3 medaljet e fituara në Europian.

Dopingu në peshëngritjen shqiptare është një histori e vjetër. Në të kaluarën edhe sportistë të tjerë kanë rezultuar pzoitivë, duke njollosur medaljet që kanë fituar, siç po ndodh edhe me Velin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë