Politike

Shqipëria nis kontigjentin e dytë ‘Komando’ në Kosovë

Shqipëria ka nisur kontigjentin e dytë të forcave Komando që veprojnë në Kosovës në kuadër të misionit të KFOR-it.

30 trupa të Regjimentit të Operacioneve Speciale u përcollën këtë të martë në një ceremoni ku mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Arben Kingji.

“Republika e Shqipërisë në vijimësi ka dëshmuar se është jo vetëm faktor paqeje dhe stabiliteti rajonal e më gjerë, por edhe një aleat serioz, i cili merr përsipër dhe mban barrën e detyrimeve dhe në kuadër të mbrojtjes kolektive të Aleancës”, tha në fjalën e rastit ministri i Mbrojtjes.

Peleshi vlerësoi edhe profesionalizmin e kontigjentit të parë, të cilët sipas tij kanë treguar vlera dhe standarde të larta morale dhe me profesionalizmin e tyre kanë fituar respektin dhe besimin e plotë të Komandës të operacionit dhe efektivëve të tjerë të Aleatëve të NATO-s.

30 trupat shqiptare do të shërbejnë në zonën e Pejës, bashkë me kolegët italianë e kroatë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë