Bota

Ministri i Mbrojtjes humbet besimin e Putinit, gjeneralët i raportojnë direkt Presidentit për luftën në Ukrainë

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu e ka humbur besimin e Vladimir Putin dhe sipas faqes informative ruse, iStories dhe inteligjencës ushtarake britanike, gjeneralët që po zbatojnë fushatën ushtarake në Ukrainë nga terreni i raportojnë drejtpërdrejt Presidentit.

Sipas medias ruse, që kategorizohet si e pavarur dhe e pandikuar nga Kremlini në raportimet e saj, ministri i Mbrojtjes është vënë në qendër të kritikave nga gjeneralët e ushtrisë ruse për keqmenaxhimin e fushatës pushtuese në Ukrainë dhe mungesën e përvojës në konflikte të armatosura, duke qenë se në të shkuarën ka drejtuar sektorë që kanë të bëjnë me ndërtimin dhe emergjencat.

“Gjeneralët rusë dhe ushtarakët e tjerë në betejë po kritikojnë Shoigu për menaxhimin joefektiv të fushatës ushtarake në Ukrainë”, citohet media rus, iStories.

Sipas inteligjencës britanike, komandantët e ushtrisë ruse po shmangin veç ministri Shoigu edhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, duke i raportuar direkt Putinit me zhvillimet në terren.

Burimet thonë se Putin po e anashkalon ministrin e Brendshëm dhe është në komunikim të drejtpërdrejt me Alexander Lapin, që komandon forcat në rajonin ushtarak qendror, ku përfshihet Luhansku e Donetsku dhe Sergei Surovikin, që komandon distriktin jugor, ku përfshihet Mariupoli dhe Krimeja.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë