Gazeta Si – Mandati i Komisionit të Reformës Zgjedhore do të shtyhet me 6 muaj. Në mbledhjen e kësaj të marte, anëtarët e maxhorancës dhe opozitës në komision kanë rënë dakord që t’i depozitojnë Kuvendit kërkesën për të shtyrë afatin. Kështu mandati do të shtyhet deri në 10 mars 2023.
Shtyrja e afatit u propozua nga dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj.
Ndërkaq, vendimi që u miratua në komision do të kalojë në seancën plenare të Kuvendit për vendim përfundimtar.
Ndër të tjera u miratuan edhe ekspertët. Ata do të jenë Viktor Gumi, Shila Ballhysa, Eridian Salianji, Eris Çela, Indrit Sefa, Silva Caka, Arjan Madhi dhe Shkëlqim Sulo.
Ekspertët do të japin mendimin e tyre mbi Kodin e ri Zgjedhor. Kjo reformë është e rëndësishme, duke qenë se vitin e ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet vendore për kryetarë bashkie
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje