Gazeta Si – Nga Postriba e Shkodrës, ku ka përkujtuar përvjetorin e kryengritjes kundër regjimit komunist, Sali Berisha ka rrëzuar mundësinë e një skenari për bashkimin e votave të deputetëve të grupit të Enkelejd Alibeajt dhe mazhorancës përmes projektligjit për hapjen e dosjeve.
Një nismë ligjore, që duket sikur ka qëllim ta nxjerrë nga politika kreun e Partisë Demokratike.
I bindur, Berisha tha se “nuk ka forcë në botë që të thyejë kontratën e Berishës me shqiptarët”.
“Në politikë Sali Berisha është vetëm nga qytetarët. Kontrata ime, nuk ka forcë në botë që të thyejë këtë kontratë me shqiptarët. Nuk ka ligj që mund të dëmtojë këtë kontratë. Ajo është kontrata me Shqipërinë, me qytetarët. Nuk kam asnjë lloj impresioni. Treni nuk ndalet”.
“Lëvizjet e mëdha do koordinohen me Partinë e Lirisë dhe me frontin për shpëtimin e Shqipërisë. Fronti që organizoi 7 korrikun, do organizojë lëvizjen për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku. Kudo që bëhen protesta, u bëjmë thirrje qytetarëve të marrin pjesë” tha Berisha.
Duke folur për ligjin e hapjes së dosjeve, Berisha tha se “bëhet fjlë për një gjueti të pastër shtrigash në politikë”.
Sipas tij, PD e votoi ligjin e lustracionit, por PS e pengoi. “PS erdhi me ligjin gjerman, jo dekomunistizimin, por me hapje dosjesh, a nuk kemi të bëjmë me në gjah të pastër shfrigash në politikë, – u shpreh ai. – Ky është përdorim. Ky është shtet cubash, amoral që drejtohet nga urrejtja që do të sulmojë opozitën me çdo kusht”.
Ai foli dhe për koordinimin e PD me Partinë e Lirisë, ku tha se “ky front ishte ai që organizoi 7 korrik, do organizojë kryengritjen, lëvizjen e madhe të shqiptarëve për shpëtimin e vendit”.
Berisha akuzuar edhe kryeministrin Rama se do të fitojë përmes vjedhjes qindra milionë me rritjen e energjisë.
Kryetari i Partisë Demokratike, shprehet se Shqipëria është në rrezik ku i gjithë pushteti është përqendruar në duart e një cubi që nuk ka moral.
Ndër të tjera ai shton se Edi Rama po vjedh popullin dhe i mashtron me thërrime.
“Sot, pas 76 vitesh, Shqipëria është në një rrezik të madh sepse ajo përjeton vendosjen e monizmit, e pushtetit të një partie, të përqendruar në duart e një cubi që nuk ka moral, që nuk ka nder, që nuk ka asgjë, që vjedh e plaçkit qytetarët shqiptarë çdo ditë. Ky është Edi Rama, – deklaroi Berisha. –
Përdor çdo fatkeqësi ndaj tyre për t’i shtypur, për t’i shfrytëzuar, për t’i vjedhur më shumë. Çfarë bëri me Covidin? Nxori tanket, nga ana tjetër vidhte çdo ditë, ndaj edhe vdekshmëria e shqiptarëve shkoi në qiell”.
Sipas Berishës, me rritjen e çmimeve dhe duke shfrytëzuar krizën, “Rama fiton qindra milionë dhe qytetarët i mashtron me thërrime
Prandaj Berisha theksoi se “Shqipëria është në rrezik” dhe shtoi se “do e shpëtojmë Shqipërinë nga ky regjim armiqësor, hajdut, që po shkatërron çdo ditë qenien shqiptare”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje