Politike

Grupi i PD kërkesë Kuvendit: Të rinisin  procedurat për mandatin e Olta Xhaçkës  

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i është drejtuar Kuvendit me një kërkesë, për mbledhjen e Këshillit për Mandatet lidhur me  ndërprerjen e mandatit si deputete të Ministres së Jashtme, Olta Xhaçka me argumentin se, “ bashkëshorti i saj ka përfituar statusin e investitorit strategjik”

“PD kërkon që Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetitn, të mblidhet të mërkurën, në datën 14 shtator, me rend dite “vijimin e shqyrtimit të mocionit të 1/10 së deputetëve përfaqësues të grupit parlamentar të PD për ndjekjen e procedurave parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka”, thuhet në kërkesën e firmosur nga Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi, Ervin Salianji dhe Saimir Koreshi


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë