Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i është drejtuar Kuvendit me një kërkesë, për mbledhjen e Këshillit për Mandatet lidhur me ndërprerjen e mandatit si deputete të Ministres së Jashtme, Olta Xhaçka me argumentin se, “ bashkëshorti i saj ka përfituar statusin e investitorit strategjik”

“PD kërkon që Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetitn, të mblidhet të mërkurën, në datën 14 shtator, me rend dite “vijimin e shqyrtimit të mocionit të 1/10 së deputetëve përfaqësues të grupit parlamentar të PD për ndjekjen e procedurave parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka”, thuhet në kërkesën e firmosur nga Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi, Ervin Salianji dhe Saimir Koreshi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje