Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, e cilësoi provokim deklaratën e Taulant Ballës, sipas të cilit, harta aktuale territoriale nuk do të ndryshojë.
‘Kjo çështje meriton trajtim. Deklarata e Ballës politikisht e papërgjegjshme dhe provokim. Nuk mund të flasësh pa përfunduar komisioni. Jemi nisur të bëjmë një Reformë Territoriale që të adresojë të gjitha problematikat e reformës aktuale. Prej kaq kohësh është një kërkesë jo vetëm e jona, por e të gjithë qytetarëve. Pasi kanë kërkuar një ridimensionim të Reformës Territoriale. Pushteti vendor u kthye në depozitë për militantët. Kërkon që edhe zgjedhjet e 2023 t’i fitojë sërish në tavolinë. Kjo na vendos ne deputetëve të PD-së për ta çuar deri në fund. U bëj thirrje të gjithë deputetëve të PD-së, pas asnjë lloj dallimi, pasi na është kërkuar ne. E përsëris thirrjen për të shkuar dhe mbështetur nevojën dhe interesin e shqiptarëve” tha Alibeaj..
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje