Politike

“Harta territoriale s’ndryshon”, Alibeaj: Provokim, grupi i PD të bëhet bashkë, ta ndryshojmë  

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, e cilësoi  provokim deklaratën e Taulant Ballës, sipas të cilit, harta aktuale territoriale nuk do të ndryshojë.

‘Kjo çështje meriton trajtim. Deklarata e Ballës politikisht e papërgjegjshme dhe provokim. Nuk mund të flasësh pa përfunduar komisioni. Jemi nisur të bëjmë një Reformë Territoriale që të adresojë të gjitha problematikat e reformës aktuale. Prej kaq kohësh është një kërkesë jo vetëm e jona, por e të gjithë qytetarëve. Pasi kanë kërkuar një ridimensionim të Reformës Territoriale. Pushteti vendor u kthye në depozitë për militantët. Kërkon që edhe zgjedhjet e 2023 t’i fitojë sërish në tavolinë. Kjo na vendos ne deputetëve të PD-së për ta çuar deri në fund. U bëj thirrje të gjithë deputetëve të PD-së, pas asnjë lloj dallimi, pasi na është kërkuar ne. E përsëris thirrjen për të shkuar dhe mbështetur nevojën dhe interesin e shqiptarëve” tha Alibeaj..


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë