Kryetari i PAA-së, Agron Duka, ka kërkuar bashkimin e opozitës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Sipas tij, ndryshe nga opozita që s’ka filluar ende organizimin, PS-ja po vijon me fushatën në bazë.
“Kam ndjekur me vëmendje qëndrimin e demokrateve të Mirëditës, të shprehur nga z. Alfred Duka, i cili nuk sintetizon vetëm vullnetin e tyre për bashkim përpara zgjedhjeve vendore brenda radhëve të Partisë Demokratike, por edhe një këmbanë alarmi për opozitën në të gjitha grupimet e saj, pasi zgjedhjet vendore janë pak muaj larg dhe koha nuk pret.
Përtej pakënaqësive midis palëve brenda PD-së, është jetike për vendin që ky ngërç të tejkalohet sa më parë në forcën kryesore të opozitës, sepse ndërkohë që ne nuk kemi nisur ende organizimin, Partia Socialiste e ka nisur fushatën”, shkruan Duka në Facebook.
“Përsëritja e gabimeve të së shkuarës, vijon ai, do të ishte edhe më fatale”
“Ndaj mbështes qëndrimin e demokratëve të Mirëditës dhe urojë që ky vullnet i mirë, të përhapet në gjithë Shqipërinë.
Inkurajojë gjithashtu të gjitha forcat opozitare të organizohen një orë e më parë, për të gjetur pikat e bashkëpunimit, të bazuara mbi vlerat e përbashkëta dhe ambiciet për të përfaqësuar sa më mirë qytetarët shqiptarë, duke i dhënë fund monopolit antidemokratik të mazhorancës aktuale moniste”, nënvizon Duka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje