Politike

Zgjedhjet lokale, Duka: Jemi vonë, të bashkohemi si opozitë, PS ka filluar fushatën

Kryetari i PAA-së, Agron Duka, ka kërkuar bashkimin e opozitës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Sipas tij, ndryshe nga opozita që s’ka filluar ende organizimin, PS-ja po vijon me fushatën në bazë.

“Kam ndjekur me vëmendje qëndrimin e demokrateve të Mirëditës, të shprehur nga z. Alfred Duka, i cili nuk sintetizon vetëm vullnetin e tyre për bashkim përpara zgjedhjeve vendore brenda radhëve të Partisë Demokratike, por edhe një këmbanë alarmi për opozitën në të gjitha grupimet e saj, pasi zgjedhjet vendore janë pak muaj larg dhe koha nuk pret.

Përtej pakënaqësive midis palëve brenda PD-së, është jetike për vendin që ky ngërç të tejkalohet sa më parë në forcën  kryesore të opozitës,  sepse ndërkohë që ne nuk kemi nisur ende organizimin, Partia Socialiste e ka nisur fushatën”, shkruan Duka në Facebook.

“Përsëritja e gabimeve të së shkuarës, vijon ai, do të ishte edhe më fatale”

“Ndaj mbështes qëndrimin e demokratëve të Mirëditës dhe urojë që ky vullnet i mirë, të përhapet në gjithë Shqipërinë.

Inkurajojë gjithashtu të gjitha forcat opozitare të organizohen një orë e më parë, për të gjetur pikat e bashkëpunimit, të bazuara mbi vlerat e përbashkëta dhe ambiciet për të përfaqësuar sa më mirë qytetarët shqiptarë, duke i dhënë fund monopolit antidemokratik të mazhorancës aktuale moniste”, nënvizon Duka.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë