Politike

Takimi me ambasadoren Kim, Meta: I thashë se ‘non grata’ e Berishës është vepër e Ramës dhe Bashës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka deklaruar ambasadores amerikane Yuri Kim, në takimin me këtë të fundit, se shpallja e Berishës ‘non grata’ është “vepër e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës”.

‘Unë nuk mund t’ju flas se cilat ishin mesazhet e zonjë ambasadore. Ata flasin vetë nëse kanë diçka për të thënë. Por mund t’ju them se çfarë i thash zonjës ambasadore.  I thashë mendimin tim për shpalljen e Berishës ‘Non grata’. I shpreha bindjen time se kjo është vepër e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës në bashkëpunim. Gjithë vendimet e gabuara i ka marrë në bashkëpunim me Edi Ramën, djegia e mandateve, bojkotimi i votimit të reformës në drejtësi, falja e pushtetit vendor. Të gjitha këto vendime ja ka faturuar Berishës, ky është fakt dhe vendim i SHBA që nuk kemi pse ta diskutojmë. Unë e vlerësoj efektin pozitiv të këtij vendimi për të cilin nuk kam qenë dakord. Por pa një vendim të tillë do të kishim sërish Bashën kryetar të PD-së”, tha Meta.

Foto nga takimi i ambasadores amerikane Yuri Kim dhe kryetarit te PL, Ilir Meta

Por me kë është Partia e Lirisë?

“Ne nuk bëjmë zgjedhje midis zotit Berisha dhe Amerikës. Ne kemi programin tonë që është 100% i pavarur dhe nga vetë PD. Respektojmë vendimet që marrin simpatizantët e PD-së. Ne i qëndrojmë programit tonë për të përmbushur 100% detyrimet tona dhe njëkohësisht për të përshpejtuar me ritme marramendëse luftën kundër korrupsionit që janë kyçe për çeljen e negociatave”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë