Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka deklaruar ambasadores amerikane Yuri Kim, në takimin me këtë të fundit, se shpallja e Berishës ‘non grata’ është “vepër e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës”.
‘Unë nuk mund t’ju flas se cilat ishin mesazhet e zonjë ambasadore. Ata flasin vetë nëse kanë diçka për të thënë. Por mund t’ju them se çfarë i thash zonjës ambasadore. I thashë mendimin tim për shpalljen e Berishës ‘Non grata’. I shpreha bindjen time se kjo është vepër e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës në bashkëpunim. Gjithë vendimet e gabuara i ka marrë në bashkëpunim me Edi Ramën, djegia e mandateve, bojkotimi i votimit të reformës në drejtësi, falja e pushtetit vendor. Të gjitha këto vendime ja ka faturuar Berishës, ky është fakt dhe vendim i SHBA që nuk kemi pse ta diskutojmë. Unë e vlerësoj efektin pozitiv të këtij vendimi për të cilin nuk kam qenë dakord. Por pa një vendim të tillë do të kishim sërish Bashën kryetar të PD-së”, tha Meta.

Por me kë është Partia e Lirisë?
“Ne nuk bëjmë zgjedhje midis zotit Berisha dhe Amerikës. Ne kemi programin tonë që është 100% i pavarur dhe nga vetë PD. Respektojmë vendimet që marrin simpatizantët e PD-së. Ne i qëndrojmë programit tonë për të përmbushur 100% detyrimet tona dhe njëkohësisht për të përshpejtuar me ritme marramendëse luftën kundër korrupsionit që janë kyçe për çeljen e negociatave”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje