Politike

Rama: Amnistia do të bëhet edhe pse nuk do BE-ja! Kujdes kur flisni për paranë ‘e zezë’

Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama përsëriti pas mbledhejs së qeverisës se Amnistia Fiskale do të bëhet, edhe pse e kundërshton Europa apo SHBA-ja. Ai tregoi se qeveria nuk është tërhequr, por është në një proces konsultimi për të sheshuar të gjithë keqkuptimet.

“Aminstia do të bëhet se e kërkon shumica dërmuese e shqiptarëve. Është ligj që mbron ata që kanë harxhuar vite duke kursyer para. Për shqiptarët. Amnestia nuk është për politikanët. Këtë ligj e kërkojnë emigrantët që heqin picirin dhe ju qani hallin se do të mërzitet BE-ja. Ne nuk po bëjmë diçka që është shpikje. Por nuk bëjmë asgjë që shkon ndesh me parimet dhe konceptet e BE. Këtu bëhet fjalë për para të kursyer nga puna në të zezë. Jo nga punët e zeza. Pak më shumë respekt kur flisni për paranë e zezë të emigrantëve. Ju qani hallin sa do të mërzitet BE dhe Amerika. Ata i kanë punët në rregull ”, – u shpreh kreu i qeverisë.

Kryeministri shtoi se përderisa në Shqipëri ka parti të financuara nga Rusia, referuar lajmeve për Partinë Demokratike, pse të privohen shqiptarët nga e drejta për të formalizuar të ardhurat e tyre nga puna në të zezë në vendet e huaja.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë