Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama përsëriti pas mbledhejs së qeverisës se Amnistia Fiskale do të bëhet, edhe pse e kundërshton Europa apo SHBA-ja. Ai tregoi se qeveria nuk është tërhequr, por është në një proces konsultimi për të sheshuar të gjithë keqkuptimet.
“Aminstia do të bëhet se e kërkon shumica dërmuese e shqiptarëve. Është ligj që mbron ata që kanë harxhuar vite duke kursyer para. Për shqiptarët. Amnestia nuk është për politikanët. Këtë ligj e kërkojnë emigrantët që heqin picirin dhe ju qani hallin se do të mërzitet BE-ja. Ne nuk po bëjmë diçka që është shpikje. Por nuk bëjmë asgjë që shkon ndesh me parimet dhe konceptet e BE. Këtu bëhet fjalë për para të kursyer nga puna në të zezë. Jo nga punët e zeza. Pak më shumë respekt kur flisni për paranë e zezë të emigrantëve. Ju qani hallin sa do të mërzitet BE dhe Amerika. Ata i kanë punët në rregull ”, – u shpreh kreu i qeverisë.
Kryeministri shtoi se përderisa në Shqipëri ka parti të financuara nga Rusia, referuar lajmeve për Partinë Demokratike, pse të privohen shqiptarët nga e drejta për të formalizuar të ardhurat e tyre nga puna në të zezë në vendet e huaja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje