Ashti sic paralajmëroi Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi dorëzoi në Kuvend projektligjin për lustracionin.
Në një deklaratë për mediat jashtë dyerve të Kuvendit, ai u shpreh se ajo që është me rëndësishme është se ky ligj do të zgjidhë çështjen e dosjeve për të gjithë shqiptarët.
“Është e njëjta bazë kushtetuese që vlente që në atë kohë për lustracionin. Kemi marrë parasysh ligjin që zgjidhin problemet e kompetencave.
Ajo që është e rëndësishme për të gjithë shqiptarët vijmë me këtë ligj që garanton hapjen e plotë të dosjes. Çdo qytetar mund të hapë dosjen e vet”, u shpreh ai.

Me tej ai shtoi: “Kjo është hera e tretë që Partia Demokatike sjell një projektligj lustracioni, ne e depozitojmë me qëllim që në funksionet drejtuese të shtetit shqiptarë dhe në një seri funksionesh tjera publike të rëndësishme, funksionarët e lartë politikë të partisë së punës, drejtuesit e aparatit të dhunës, pra të Ministrisë së Brendshme, të hetuesit, prokurorisë, gjykatës, të sigurimit të shtetit dhe bashkëpunëtorët e sigurisë së shtetit që kanë kryer aktivitet duke dhunuar të drejtat e shqiptarëve të mos jenë më në funksion të tyre.
Në ndryshim nga të gjitha nga ajo çfarë keni dëgjuar deri më sot, ky është një ligj i cili i shkon në mënyrë të plotë dhe serioze deri në fund të këtij problemi, dhe bazohet tek eksperienca e mëparshme tek ligji i vitit 2008-të duke u pasuruar edhe me aspekte të tjera me një bazë kushtetuese që është neni 6 fraksion 1 i Kushtetutës”. Drafti eshte firmosur nga 15 deputetë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje