Politike

Bylykbashi dorëzon “lustracionin”: Ligji garanton hapjen e dosjeve (firmosin 15 deputetë)

Ashti sic paralajmëroi Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi dorëzoi në Kuvend projektligjin për lustracionin.

Në një deklaratë për mediat jashtë dyerve të Kuvendit, ai u shpreh se ajo që është me rëndësishme është se ky ligj do të zgjidhë çështjen e dosjeve për të gjithë shqiptarët.

“Është e njëjta bazë kushtetuese që vlente që në atë kohë për lustracionin. Kemi marrë parasysh ligjin që zgjidhin problemet e kompetencave.

Ajo që është e rëndësishme për të gjithë shqiptarët vijmë me këtë ligj që garanton hapjen e plotë të dosjes. Çdo qytetar mund të hapë dosjen e vet”, u shpreh ai.

Me tej ai shtoi: “Kjo është hera e tretë që Partia Demokatike sjell një projektligj lustracioni, ne e depozitojmë me qëllim që në funksionet drejtuese të shtetit shqiptarë dhe në një seri funksionesh tjera publike të rëndësishme, funksionarët e lartë politikë të partisë së punës, drejtuesit e aparatit të dhunës, pra të Ministrisë së Brendshme, të hetuesit, prokurorisë, gjykatës, të sigurimit të shtetit dhe bashkëpunëtorët e sigurisë së shtetit që kanë kryer aktivitet duke dhunuar të drejtat e shqiptarëve të mos jenë më në funksion të tyre.

Në ndryshim nga të gjitha nga ajo çfarë keni dëgjuar deri më sot, ky është një ligj i cili i shkon në mënyrë të plotë dhe serioze deri në fund të këtij problemi, dhe bazohet tek eksperienca e mëparshme tek ligji i vitit 2008-të duke u pasuruar edhe me aspekte të tjera me një bazë kushtetuese  që është neni 6 fraksion 1 i Kushtetutës”. Drafti eshte firmosur nga 15 deputetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë