Kryeministrja e sapozgjedhur e Italisë, Giorgia Meloni i ka shkruar një letër falenderimi ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit e uroi për fitoren në zgjedhjet parlamentare.
Ndër radhë, Meloni shkruan se afërsia e partisë së saj “Vëllezërit e Italisë” me Partinë Demokratike është historike dhe shumë e rëndësishme.

“… Shpresa ime është që fitorja e “Vëllezërve të Italisë” dhe e qendrës së djathtë, të mos jetë vetëm përgjigja më efektive e mundshme ndaj nevojave të italianëve, por shenjë shprese dhe inkurajimi për të gjitha partitë dhe lëvizjet konservatore në Evropë që të mos ndalen kurrë së luftuari për vlerat tona të përbashkëta.
Në këtë kuptim, afërsia me partinë tuaj është historike, dhe për ne shumë e rëndësishme, ashtu siç është thelbësore të forcohet miqësia midis popujve tanë dhe të mbështetet sa mirë rruga evropiane të Shqipërisë. Për këtë pikë të fundit, mund t’ju siguroj vetëm mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme italiane”, thuhet në letrën e Meloni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje