Politike

Meloni letër Berishës: Afërsia me partinë tuaj është historike  

Kryeministrja e sapozgjedhur e Italisë, Giorgia Meloni i ka shkruar një letër falenderimi ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit e uroi për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

Ndër radhë, Meloni shkruan se afërsia e partisë së saj “Vëllezërit e Italisë” me Partinë Demokratike është historike dhe shumë e rëndësishme.

Letra e derguar nga Giorgia Meloni

“… Shpresa ime është që fitorja e “Vëllezërve të Italisë” dhe e qendrës së djathtë, të mos jetë vetëm përgjigja më efektive e mundshme ndaj nevojave të italianëve, por  shenjë shprese dhe inkurajimi për të gjitha partitë dhe lëvizjet konservatore në Evropë që të mos ndalen kurrë së luftuari për vlerat tona të përbashkëta.

Në këtë kuptim, afërsia me partinë tuaj është historike, dhe për ne shumë e rëndësishme, ashtu siç është thelbësore të forcohet miqësia midis popujve tanë dhe të mbështetet sa mirë rruga evropiane të Shqipërisë. Për këtë pikë të fundit, mund t’ju siguroj vetëm mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme italiane”, thuhet në letrën e Meloni.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë