Nga Gazeta Si – Për fjalimin e përplasjen e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Europës kanë ardhur edhe reagimet e para nga Kosova. Kryeministri Albin Kurti në një dalje publike për median u shpreh se nuk e dëgjoi fjalimin e Ramës.
“Nuk e di a kam kontribuar në fjalimin e kryeministrit Rama, sepse nuk e kam e dëgjuar, pra nuk kam pasur mundësi ta dëgjoj, kam qenë në PEjë sot dhe tërë ditën nëpër takime të shumta e në mbrëmje vonë përpiqem të përditsohem për mëngjesin e nesërm”, reagoi Kurti, disi me ironi.
Por Kurti gjithashtu ka shtuar dozat e ironisë së tij, duke theksuar se “nuk mund të flasësh për luftën në Kosovë dhe ta mbrosh Kosovën pa e adresuar krimin dhe gjenocidin serb në Kosovë”.
Por ndryshe mendon ish-kryeministri Isa Mustafa, i cili i thur lavde qëndrimin të mbajtur nga ana e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Sakaq ai sulmon në mënyrë indirekte Albin Kurtin.
“Në Asamblenë e Këshillit të Evropës u tha një e vërtetë e madhe nga goja e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Sot, ai ishte zëdhënës me plot dinjitet i të vërtetës për Kosovën dhe luftëtarët e saj të lirisë. Edi meriton përkrahjen dhe falënderimin tonë, të atyre që e duan dhe nuk e duan, sepse ai foli me argumente, kurse disa nga ne na ka kapluar urrejtja dhe inati primitiv. Edi u vu në mbrojtje të Kosovës, derisa udhëheqësit tanë po mbrojnë kolltukët e tyre”, shkruan Isa Mustafa në rrjetet sociale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje