Politike

Kurti: Nuk e dëgjova Ramën në KiE! Mustafa: Edi meriton falënderim

Nga Gazeta Si – Për fjalimin e përplasjen e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Europës kanë ardhur edhe reagimet e para nga Kosova. Kryeministri Albin Kurti në një dalje publike për median u shpreh se nuk e dëgjoi fjalimin e Ramës.

“Nuk e di a kam kontribuar në fjalimin e kryeministrit Rama, sepse nuk e kam e dëgjuar, pra nuk kam pasur mundësi ta dëgjoj, kam qenë në PEjë sot dhe tërë ditën nëpër takime të shumta e në mbrëmje vonë përpiqem të përditsohem për mëngjesin e nesërm”, reagoi Kurti, disi me ironi.

Por Kurti gjithashtu ka shtuar dozat e ironisë së tij, duke theksuar se “nuk mund të flasësh për luftën në Kosovë dhe ta mbrosh Kosovën pa e adresuar krimin dhe gjenocidin serb në Kosovë”.

Por ndryshe mendon ish-kryeministri Isa Mustafa, i cili i thur lavde qëndrimin të mbajtur nga ana e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Sakaq ai sulmon në mënyrë indirekte Albin Kurtin.

“Në Asamblenë e Këshillit të Evropës u tha një e vërtetë e madhe nga goja e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Sot, ai ishte zëdhënës me plot dinjitet i të vërtetës për Kosovën dhe luftëtarët e saj të lirisë.  Edi meriton përkrahjen dhe falënderimin tonë, të atyre që e duan dhe nuk e duan, sepse ai foli me argumente, kurse disa nga ne na ka kapluar urrejtja dhe inati primitiv. Edi u vu në mbrojtje të Kosovës, derisa udhëheqësit tanë po mbrojnë kolltukët e tyre”, shkruan Isa Mustafa në rrjetet sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë