Politike

Çekia propozon pezullimin e vizave me BE-në për Shqipërinë e Serbinë?

Në kohën kur mbi tavolinën e Komisionit Evropian është propozimi për heqjen e vizave të BE-së për Kosovën, presidenca çeke ka ngritur një shqetësim për Shqipërinë dhe Serbinë, sa i përket zbatimit të kushteve për lëvizjen e lirë.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare, “SchengenVisaInfo.com” ka sugjeruar rikthimin e vizave për Shqipërinë e Serbinë, pasi janë kthyer në portë hyrëse për klandestinët e lindjes drejt BE-së.

Sipas uebsitit zyrtar të Shengenit, thuhet se si Shqipëria ashtu edhe Serbia fitojnë në bllok lëvizjen e lirë, por po kontribuojnë në rritjen e numrit të emigrantëve të parregullt që hyjnë në BE përmes kësaj rruge.

screen shot i lajmit te publikuar per propozimin e Ceise

“Shtetasit kubanë, indianë dhe turq që vijnë përmes Shqipërisë dhe Serbisë për të kërkuar azil në Bashkimin Evropian janë në rritje, ndaj çështja ka nxitur bisedimet për pezullimin e udhëtimit pa viza në Ballkanin Perëndimor”, thuhet ne artikullin e botuar në këtë uebsite, por pa iu referuar nje dokumenti zyrtar. Me shume sesa permbajtja, lajmi per pezullim vizash eshte pasqyruar vetem ne titull.

Në vitin 2015, kriza e emigrantëve përfshiu Ballkanin Perëndimor, kur më shumë se 1 milion refugjatë hynë në mënyrë të parregullt në BE, shumica e tyre përmes Evropës Juglindore.

Ndërkohë, numri i personave që vijnë nga Ballkani Perëndimor nga Burundi gjithashtu është rritur ndjeshëm me 259 deri më tani këtë vit krahasuar me zero vitin e kaluar. Në të njëjtën kohë, ka pasur një numër në rritje të kubanëve me 339 kundrejt 36 vitin e kaluar, indianët 4469 këtë vit krahasuar me 557 në 2021, tunizianët 5777 kundrejt 842 dhe turqit 6186 kundrejt 1652.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë