Politike

Rama: Vizat nuk kanë gjasë të kthehen, ‘non grata’ nuk ka shans të hiqet

Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar lajmet se Shqipëria rrezikon rikthimin e vizave me BE-në, pasi është kthyer në një portë hyrëse për klandestinët e lindjes.

Në një koment në Twitter, Rama shkruan se të gjithë e dinë se kujt i është hequr viza në Shqipëri, ndërsa thekson se nuk ka asnjë gjasë që të vihen vizat për Shqipërinë.

Kryeministri shigjeton sërish opozitën dhe kryedemokratin Sali Berisha.

“Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri, askush mos çuditet si e qysh përhapet thashethemi se BE-ja do kthejë regjimin e vizave! Nongrata nuk ka shans të hiqet, vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë”, ka shkruar kryeministri Edi Rama.

Më herët, opozita ngriti alarmin këtë të martë se Shqipëria rrezikon t’i rikthehet regjimit të vizave për shkak të Edi Ramës.

Një ditë më parë, në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare, “SchengenVisaInfo.com”, thuhet se Çekia, e cila mban Presidencën e BE, ka sugjeruar rikthimin e vizave për Shqipërinë e Serbinë, pasi kontribuojnë në rritjen e numrit të emigrantëve të parregullt që hyjnë në BE përmes kësaj rruge.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë