Mjeku Ilir Alimehmeti që ka një mbështetje të madhe në rrjetet sociale por nuk dihet se sa në struktura, e ka lënë të hapur garën për bashkinë e Tiranës, duke ia lënë gjithçka në dorë primareve.
“Është nder dhe privilegj të mbështetesh nga komuniteti. E them këtë sepse në fund fare ne do ta mendojmë këtë diskutim dhe pozicion si shërbim të atij komuniteti. Ne kemi një proces që quhet primarja e cila është e rëndësishme sepse është hapja dhe është përtej anëtarësisë. U shkon votuesve në dorë sepse ne të gjithë kemi një ndjesi, na imponuan, jemi lodhur etj etj, ky proces i vë kapak këtyre elementëve dhe i jep hapësirë kujtdo dhe i shkon për analizim asaj popullate që më pas do të vendosë dhe ajo do vendos për kandidatin që i ka vlerat dhe do i shërbejë më mirë”, tha Alimehmeti.
Më tej, ai shtoi: “Një shtysë kaq e madhe nga një komunitet kaq i gjerë që del përtej logjikës ne duhet të kemi një fron të bashkuar dhe jemi të sigurt se kundër një makinerie duhet të shkojmë të bashkuar dhe kjo zgjidhet përmes primareve. Unë jam një person që shoh anën si dokument zyrtar. Gjërat duhen bërë me rregull dhe seriozitet. Me primaret është hapur fushata, nuk është një fushatë e shkurtër. Mos të harrojmë se fushata për bashkinë ishte vetëm 50 ditë, këtu ka një përgatitje shumë më të madhe në një terren më ndryshe se ai që kishim më përpara. Terreni është ndryshe nga 8 vitet e kaluara që i kemi para syve. Primaret duhet të jenë serioze dhe transparente”.
Por ndryshe nga sa mund te kete synim Alimehmeti, kryetari i PD-se, Sali Berisha, i pyetur ne parim per profilin qe duhet te kete kandidati per Tiranen, tha se PD-ja ka fituar gjithnje me nje kandidat me profil politik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje