Politike

‘Negociatat për një kandidat në zgjedhje do vijojnë’, Bardhi dhe Paloka takim rreth një orë në një lokal

Nuk u takuan as në seli dhe as në kryesinë e Kuvendit. Dy vendet ku grupet parlamentare të PD-së zhvillojnë takimet e tyre veçmas. Por në një lokal. Takimi zgjati rreth një orë. Pas takimit, Bardhi tha se negociatat vijojnë.

Edhe Paloka konfirmoi shkurt se negociatat vijojnë dhe se ka vullnet për afrim.

‘Ju thashë, kur të kemi diçka për ju… do t’ju njoftojmë. Nuk ka dështuar takimi, është vullneti i përbashkët për të dalë me një kandidat. Kaq për sot”, tha Paloka.

Edi Paloka i mandatuar nga “Rithemelimi” dhe Gazment Bardhi i mandatuari nga grupi “Alibeaj”  u takuan të martën në një lokalet përballë Kuvendit.

Bardhi iu shmang medias kur u fut në takim, ndërsa Paloka i është kthyer gazetarëve të shumtë që e prisnin me një batutë:    

“Sikur t’i gjimonit dhe tenderave të qeverisë kaq sa po na ndiqni ne. Bravo ju qoftë”

Takimi vjen një javë pasi grupi Parlamentar i PD iu përgjigj thirrjes së kryedemokratit Berisha për të bashkëpunuar e për të dalë në zgjedhje me një kandidat.

Edhe pse Paloka ndodhej jashtë në Ruanda të Afrikës në një aktivitet parlamentar, Berisha tha gjatë javës se kontaktet me grupin “Alibeaj” vijonin por pa specifikuar se deri ku kishin shkuar.

I vetmi moment ku deputetët u panë bashkë të gjithë si grup ishte para dyerve te Apelit kur pritej një vendim që më pas u shty ndaj deputetit Ervin Salianji.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë