Ish-Nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi është shprehur se Partia Demokratike nuk mund të bashkohet, pasi, sipas tij, ende nuk është ndarë.
“Për të shkuar te bashkimi, këta duhet të ndahen një herë. Këta nuk janë juridikisht të ndarë. Kjo është gjëja më e keqe që ka sot Partia Demokratike në shtëpinë e saj. Unë mendoj se nëse PD-ja do të ishte ndarë që kur nisi sherri, përpara se të merrnin hunjtë dhe kundërgazin për të rrahur njëri-tjetrin, tani do të kishin të gjitha mundësitë për t’u bashkuar si njerëz. Tani po sillen në mënyrë hileqare, pasi nuk e duan bashkimin, por bëjnë sikur flasin, që faturën e dështimit në zgjedhje t’ia lënë njëri-tjetrit”, është shprehur Patozi ui ftuar në emisionin “Debat” në A2CNN
Sipas tij, Sali Berisha po vijon me primaret, ndërkohë që primaret janë elementi për të mos u bërë kurrë bashkimi.
“Të dyja palët thonë që ‘Ne jemi PD-ja’. E shoh të zymtë perspektivën e PD-së në këtë luftë të brendshme. Sali Berisha ka qëllim dominimin total të PD-së. Pala tjetër ka qëllim mbijetesën, duke luajtur me letrat dhe me gjykatën. Dy mundësi ka: ose do të ndahen, ose pjesa e Bashës do të asimilohet. Berisha me primaret kërkon që t’i kompleksojë, duke i faturuar humbjen”, ka thënë më tej Patozi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje