Politike

Alibeaj: PD të dalë me një kandidat të përbashkët dhe fitues në zgjedhjet lokale

Gazeta Si – Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj bëri thirrje për bashkimin e Partisë Demokratike për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës, siç tha ai.

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD që u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit, Alibeaj deklaroi për mediat se është e nevojshme që demokratët të dalin me një kandidat të të vetëm në zgjedhjet lokale 2022.

Sipas tij, dalja me një kandidat të përbashkët do të thotë se ai duhet të jetë fitues mbi të gjitha.

“Siç e thamë javës së kaluar që ishim të gatshëm në moment për të diskutuar dhe se kjo ishte diskutim analizë e grupit parlamentar, veçse ishte një informim që z.Bardhi bëri për diskutimin që ka pasur me z.Paloka, – tha Alibeaj. – Nevoja dhe interesi për të dalë me një kandidat për demokratët besoj që është synim i cili nuk ngërthen vetëm nevojën për të dalë me një kandidat, por me një kandidat fitues madje në situatën ku është gjendja e publikut shqiptar sot dhe nevoja për t’i dhënë një fund të shpejtë regjimit të Ramës. Të jetë ai rreth të cilit të mblidhen të gjitha flukset e kësaj shoqërie. Ky është synimi ynë”, u shpreh Alibeaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë