Politike

Rikthehet Ahmetaj, mbron qeverinë: Ajo që po bën me energjinë, e pashembullt!

Deputeti socialist, Arben Ahmetaj nga Kuvendi ku po diskutohet situata e krizës energjitike në vend, tha se qeveria ka shkuar përtej mundësive të saj për të mbështetur qytetarët në këtë kohë krize.

“Qeveria ka shkuar përtej kushteve të veta. Ajo që po bën qeveria me energjinë është e pashembullt, për të ndihmuar qytetarët. Edhe biznesi prapë s’e paguan tarifën aq sa ç’është realisht. Kur dilni këtu kundër fashës e bëni politikisht, edhe kundër logjikës tuaj.Mos harroni se para vitit 2013 e keni patur me dy fasha.”

Ai tha se vendimmarrja për fashën 800 kwh është e duhura. Sipas tij, qytetarët kanë nisur që të kursejnë dhe të ndërgjegjësohen për krizën që ka prekur vendin.

Edhe nëse fasha do të hyjë në fuqi, sipas Ahmetajt, do të faturohet vetëm “1 përqindëshi i popullsisë që ka më shumë mundësi se pjesa tjetër.”

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar situatën në të cilën ndodhet e djathta aktualisht. Balla u shpreh se për ish-kreun e PD-së, “i ka marrë malli” pasi ai nuk vjen më në parlament.

Po ashtu, ai komentoi edhe takimin Paloka-Bardhi në kuadër të bisedave që po bëhen brenda dy kampeve të PD-së për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore të kësaj pranvere.

“U takuan Bardhi me Palokën e nuk u përputhën. Do takohen prapë për përputhje. Qeveria vijon punën Lufta i ka rritur çmimet kudo.”

Ndërsa, duke u kthyer tek çështja e krizës energjitike që është edhe tema e debatit që pritet të zgjatë të paktën katër orë, Balla u shpreh se ERE duhet ta mbajë në gatishmëri çështjen e fashës 800 kwh pasi situata energjitike mund të përkeqësohet.

Sipas deputetit qytetarët e thjeshtë janë kujdesur të kursejnë dhe për këtë arsye fasha u anulua deri në një moment të dytë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë