Partia e Lirisë, përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi, ka bërë thirrje për zbardhjen sa më parë të rrethanave të vdekjes të të riut Lear Kurti.
Blushi ka kërkuar vënien përpara drejtësisë të përgjegjësve
“Kjo ngjarje kaq tragjike, që ka tronditur sërish opinionin publik nuk do të jetë e fundit sa kohë në pushtet të jetë Edi Rama, Bledi Çuçi dhe falangat e tyre të inkriminuara në Policinë e Shtetit, që udhëhiqen me parimin: ‘Pa krim nuk ka zhvillim’.
Ndaj u bëjmë thirrje të gjithë të rinjve në mbarë vendin të shprehin revoltën e tyre të fuqishme ndaj kësaj vrasje mizore që rëndon në ndërgjegjen e Edi Ramës dhe Bledi Çuçit.
Ministri i Brendshëm duhet të japë menjëherë dorëheqjen!”, tha Blushi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje