Politike

Vdekja e Lear Kurtit, Partia e Lirisë: Bledi Çuçi të japë dorëheqjen

Partia e Lirisë, përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi, ka bërë thirrje   për zbardhjen sa më parë të rrethanave të vdekjes të të riut Lear Kurti.

Blushi ka kërkuar vënien përpara drejtësisë të përgjegjësve

“Kjo ngjarje kaq tragjike, që ka tronditur sërish opinionin publik nuk do të jetë e fundit sa kohë në pushtet të jetë Edi Rama, Bledi Çuçi dhe falangat e tyre të inkriminuara në Policinë e Shtetit, që udhëhiqen me parimin: ‘Pa krim nuk ka zhvillim’.

Ndaj u bëjmë thirrje të gjithë të rinjve në mbarë vendin të shprehin revoltën e tyre të fuqishme ndaj kësaj vrasje mizore që rëndon në ndërgjegjen e Edi Ramës dhe Bledi Çuçit.

Ministri i Brendshëm duhet të japë menjëherë dorëheqjen!”, tha Blushi


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë