Politike

“Super politikan”, Meta i çon Berishës emër për kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës: Pakti me PD është mbyllur

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi një takim me kryetarin e PD-së, Sali Berisha për zgjedhjet e ardhshme vendore. Për pasojë në takim ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka.

Takimi vjen në një kohe kur kryetari i PD-së është shprehur se kandidatët për qarqet kryesore në vend si Tirana apo Elbasani do të zyrtarizohen më herët se fillim dhjetori.

Vetë Meta është shprehur se PL nuk do të bëhet pjesë e luftës për kandidatët, por vetëm për këshillat bashkiake.

Por pas takimit të së mërkurës, Meta përsëriti disa herë referendum dhe primare, madje tha se pjesë e primareve të PD-së do të jenë edhe emra nga LSI. I pyetur disa here nga media, Meta nuk mundi t’i shpëtojë një deklarate.

 Pas takimit me Berishën, Meta tha se i ka propozuar një emër për kryetar i keshillit bashkiak të Tiranës, por nuk e tha emrin edhe pse u pyet shume nga media.

“Nuk kam pasur asnjë diskutim për emrin që do të jetë në Tiranë dhe kudo tjetër për arsye se ky është një proces që i takon primareve. Do të respektojmë çdo emër që del nga primaret. I kam propozuar një emër Berishës për kryetar të parlamentit të Tiranës që ai e priti shumë mirë. Është super politikan. Çdo ditë të hënë do të ketë këshill bashkiak të Tiranës për të dëgjuar qytetarët”, tha Meta. Me vone u perfol se kishte propozuar emrin e tij, por asgje e konfirmuar.

Meta lajmëroi gjithashtu se kush do dëmtojë primaret do përjashtohet nga gara.

“Partia e Lirisë respekton primaret, është një risi e jashtëzakonshme. Kemi kërkuar që sa më shpejt të realizohet ky proces. Kudo ku kemi kandidatë që premtojnë, do ti përfshijmë në primaret e përbashkëta të opozitës. Është e rëndësishme që kandidatët të respektojnë njeri tjetrin, cilido që shfrytëzon primaret për të dëmtuar kandidatët e tjerë do përjashtohet nga gara”, tha Meta.

Meta nuk e fshehu ngazëllimin pas takimit me Berishën dhe u duk i kënaqur nga takimi me këtë të fundit. Gjithcka është finalizuar, tha ai. Ndërkohë, mësohet paraprakisht se marrëveshja mes PD dhe PL do të finalizohet ditën e enjte me 27 tetor.

Takimi Meta Berisha vjen edhe një ditë pas intervistës së Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar ku foli për bashkëpunim me atë pjesë të PD-së që nuk përfaqësohet nga Sali Berisha sa kohë i shpallur non grata nga DASH. “…Ne ende kemi partnerë të mirë në Partinë Demokratike, ne duam që Partia Demokratike të jetë një kontribues i fortë dhe i rëndësishëm i stabilitetit politik në Shqipëri. Unë do t’u bëja thirrje mbështetësve të Partisë Demokratike të mendojnë për imazhin që përcjellin, nëse do të kishin në krye njerëz, që janë përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsion”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë