Përçarja brenda PD-së është reflektuar edhe tek zgjedhja e Avokatit të Popullit.
Grupi parlamentar i PD-së do të dërgojë dy emra për Avokatin e Popullit në Kuvend.
Enkelejd Alibeaj nënvizoi në një dalje të posaçme për mediat se njeri prej dy emrave ishte votuar më shumë në grup. Dhe ai ishte Ledio Braho.
“Në një përzgjedhje të tillë të pozicionit të Avokatit të Popullit, që ne kemi pasur, nëpërmjet qëndrimit tonë duhet të japim sinjale se si duhet të zgjidhen përfaqësuesit më të lartë të shtetit shqiptar. Duhet të vendosim në aspektin politik, disa prej kritereve më të rëndësishme që duhet të përmbushë Avokati i Popullit. Njëri nga kriteret kryesore ka qenë pastërtia e figurës. Në analizën e të gjithë kandidatëve që u paraqitën dhe demonstruan aftësitë e tyre në këtë vlerësuam, pastërtinë e figurës.
Së dyti është aftësia profesionale. Duhet të jetë monitorues i administratës shtetërore. Duhet të jetë një zë profesional.
Së treti është që kandidati të mos ketë lidhje me ish-sigurimin e shtetit dhe me diktaturën komuniste.
Së katërti dhe nuk duhet ta fsheh, kriterit të luajalitetit politik. Po e bëj në mënyrë transparente këtë, sepse njerëzit që ne kemi përzgjedhur e kemi parë edhe këtë kriter. Në përfundim të këtij procesi, Grupi i PD arriti në mënyrë unanime që të fokusohet në dy emra, ku i pari është Ledio Braho dhe i dyti është Dorian Gjomarkaj”, u shpreh Alibeaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje