Politike

Ursula von der Leyen vizitë të enjten në Tiranë, takim me Ramën dhe Begajn

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbërrin të enjten në Tiranë ku pritet të takojë kryeministrin Edi Rama. Më pas mësohet se do të kenë një konference të përbashkët për shtyp, dhe prej andej, komisionerja e lartë pritet të zhvillojë një takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.

Gjatë ditës së enjte, ajo pritet të inspektojë  edhe projektin e hekurudhes në Vorë Projekti për rindërtimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit është pjesë e Planit Ekonomik të investimeve për Ballkanin Perëndimor. Sipas këtij plani kosto totale e projektit është rreth 172 milionë euro, nga të cilat janë siguruar 36 milionë euro të financuara nga një kredi e BERZH


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë