Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbërrin të enjten në Tiranë ku pritet të takojë kryeministrin Edi Rama. Më pas mësohet se do të kenë një konference të përbashkët për shtyp, dhe prej andej, komisionerja e lartë pritet të zhvillojë një takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.
Gjatë ditës së enjte, ajo pritet të inspektojë edhe projektin e hekurudhes në Vorë Projekti për rindërtimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit është pjesë e Planit Ekonomik të investimeve për Ballkanin Perëndimor. Sipas këtij plani kosto totale e projektit është rreth 172 milionë euro, nga të cilat janë siguruar 36 milionë euro të financuara nga një kredi e BERZH
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje