Bota

Festa e ‘Halloween’-it kthehet në tragjedi në Seul, 153 të vdekur dhe qindra të zhdukur

Gazeta Si – Tragjedi në Korenë e Jugut, me 153 të vdekur dhe më shumë se 100 të plagosur dhe qindra të zhdukur.

Viktimat kanë pasur simptomat e arrestit kardiak. Kaosi ndodhi për shkak të pranisë të një personazhi të njohur në një lokal, ku të rinjtë u mblodhën për ta parë dhe pastaj turma shkaktoi tragjedinë.

Bilanc tragjik në Seul, kryeqytetin e Koresë së Jugut. Të rinjtë merrnin pjesë në një parti të ‘Halloween’-it dhe sipas agjencisë së shtypit ‘Yonhap’, të paktën 81 persona kanë telefonuar numrin e emergjencës, duke thënë se kishin vështirësi në frymëmarrje. Dhjetra prej tyre i janë nënshtruar reanimacionit kardiopolmonar.

Nga vendi ku ndodhi ngjarja. Gazeta Si, 29 tetor 2022

Ngjarja ndodhi në lagjen Itaewon, e famshme për jetën e natës dhe ku u krijua një turmë shumë e madhe. Festa e ‘Halloween’-in në Seul është e para që u festua në lokale dhe rrugë pas pandemisë. Por ajo u transformua në tragjedi.

Rrethanat nuk janë ende shumë të qarta, por një funksionar i zjarrfikësve ka bërë me dije se një turmë e madhe u mblodh pranë ‘hotel Hamilton’, ku pritej një personazh i njohur. Në një moment diçka shkaktoi panik dhe qindra persona u shkelën nga turma, duke krijuar imazhe apokaliptike.

Bëhet me dije se ishin rreth 100 mijë persona në atë zonë për të festuar ‘Halloween’-in pa maska. Një festë që përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë