Politike

Mbledhja në Fier, Alibeaj: Shumë shpejt dalim me kandidatët tanë

Gazeta Si – Grupimi “Alibeaj” i ka zhvendosur mbledhjet në Fier. Alibej zhvilloi një takim me kryetarët e Partive të fraksionit të tij dhe kryesinë, duke diskutuar mbi mënyrën e daljes në zgjedhje. Pas mos arritjes së marrëveshjeje mes dy grupimeve, tashmë Alibeaj me mbështetësit e tij janë në vënë në lëvizje për të konkurruar në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Sipas tij, qëllimi i parë i këtij takimi ishte informimi për te gjitha zhvillimet rreth asaj që u deklarua nga Grupi Parlamentar i PD-së, që ishte synimi për të dalë me një kandidat fitues në zgjedhjet e 14 majit.

“PD e ka detyrim që të marrë pjesë në çfarëdolloj procesi zgjedhor. Ishte një gabim që nuk morëm pjesë në zgjedhjet e 2019. PD  ajo zyrtare e ka për detyrim të dalë ne zgjdhje me kandidatët e saj në cdo bashki e këshill. Nuk jemi ne ata shkaktarët se ajo cfarë ndodhi në mars, kurrsesi përkundrazi përgjatë këtij viti nga ana jonë nuk janë lëshuar sinjale, nuk jemi shkaktarët e ndarjes, madje kemi bërë maksimumin që ndarja, çarja të mos ndodhte. Në prill kur pati një lëvizje për të krijuar struktura paralele, grupi parlamentar krijoi një paltformë për të parandalur krijimin  e këtyre strukturave që do ta konkretizonin çarjen”, tha Aliebaj pas takimit.

Më tej ai theksoi se “Ne do marrim pjesë në zgjedhjet. Ne bëmë edhe aktin e fundit, bëmë shtrirjen e dorës për të dalë në zgjedhje me një kandidat të përbashkët fitues”. Deputeti bëri me dije se së shpejti do të identifikojnë kandidaturat për të gjitha bashkitë.

Sipas tij deri ditën e diel nga ana e kryesisë dhe nga ana e sekretariatit do të shpërndahen udhëzimet për të arritur këto qëllime. Në PD janë depozituar prej kohësh një numër i madh kandidaturash të cilat janë produkt i një procesi një anëtar, një votë. Shumë shpejt do fillojmë të deklarojmë kandidaturat përkatëse për të gjitha bashkitë. Alibeaj bëri me dije se mbledhja e radhës do të zhvillohet në Lezhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë