Politike

Po nuk u regjistrua në KQZ? Berisha: Problemin e kemi me Ramën. I përgjigjet edhe Alibeajt: S’mund të barazohet vota me sondazhin

Sali Berisha iu përgjigj gazetarëve në lidhje me procesin e regjistrimit në KQZ për zgjedhjet e 14 majit dhe tha se ka një vendim gjykate për fatin e PD-së sa i takon logos dhe vulës, ndërsa akuzoi Edi Ramën se po përpiqet që të konfiskojë  flamurin e PD.

“Lidhur me pyetjen, PD gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar dhe gjysmës së parë të këtij viti ka votuar më shumë. Ka bërë këtë sipas procedurës së kushtetutës së saj ligjore dhe ka bërë një proces me votë të lirë kombëtare. Këtë proces synon ta shkelmojë Edi Rama. Ka një vendim gjykate ku ai ka vendosur mbi këtë realitet për Kuvendin, logon dhe vendimet e PD.

Gjithçka është e ligjshme. E paligjshme është përpjekja e Edi Ramës për të konfiskuar flamurin e PD. PD ka të drejtë t’i përgjigjet atij në mënyrën e merituar. Nuk kemi problem me asnjë njeri tjetër por vetëm me Edi Ramën. Edi Rama kërkon me një akt prej burracaku me mendësinë e etërve të tij xhelatë të konfiskojë flamurin e forcës që solli pluralizmin në Shqipëri. Këtë problem e kemi me Edi Ramën”, deklaroi Berisha.

Sali Berisha komentoi edhe propozimin e Enkelejd Alibeajt që PD të dalë me një kandidat për në zgjedhjet lokale të 2023-it pas një procesi 50% primare dhe 50% sondazhe. Por sipas Berishës, nuk mundet të barazohet vota me sondazhin.

“Unë do mirëprisja shumë kërkesën që hajde se si të bëjmë votën më transperentë më të sigurt e më të lirë por jo si të zëvendësojmë votën me poll-in. Unë nuk kam asnjë kundërshti për sondazhet, por dy gjëra janë këtu. E para sondazhet nuk mund të zëvendësojnë votimet. Nuk shpenzoheshin miliarda euro për zgjedhje në botë, por përcaktonin me sondazhe.

E dyta, të marrësh përsipër të sondosh për kandidatët në mbarë vendin si standart duhet së paku të bësh gati 800 mijë deri në 1 milion euro që nuk i kemi. Edhe sikur ti kishim nuk mundet të barazohet vota me sondazhin.

Unë do mirëprisja shumë kërkesën që hajde se si të bëjmë votën më transperentë më të sigurt e më të lirë por jo si të zëvendësojmë votën me poll-in. Se poll-et, më pengon skepticizmi im, ka një gjë, ka poll-e të zakonshme që bëhen, e vërteta është që poll-et digjitale nëse bëhen me teknika të sakta ato sot provohen mët ë daktat. Megjithatë në asnjë rrethanë poll-et nuk zëvendësojnë votën. Të themi hajde ti bëjmë modifikim meqë statuti thotë atë që duhet ta pëlqejë cdo anëtar i kësaj partie, voto thotë statute”, deklaroi Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë