Politike

Berisha: Ka kritika për primaret, por s’tërhiqem. Rama e ka betejën me PD e rithemeluar, atë tjetrën e ka në xhep

Në një bashkëbisedim me ndjekësit në Facebook, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar se protesta e opozitës do të fillojë në orën 16.00 mbasdite më 12 nëntor.

“Do përpiqem për të bërë çdo gjë për një kthesë të rëndësishme të kësaj shoqërise dhe të këtij vendi.

PD është e përqendruar në këtë kthesë, në realizimin e kësaj kthese të madhe.

Ndaj dhe unë zgjodha të bisedoj me ju së pari për axhendën tonë, e cila konsiston në protestën e fuqishme të orës 16:00 të datës 12 nëntor.

Në të cilën pjesëmarrja juaj, e mbarë qytetarëve shqiptarë, është një kusht jashtëzakonisht i rëndësishëm për triumfin e opozitës ndaj këtij regjimi.

Por shoqërisë shqiptare, ndaj këtij regjimi që mediat më të madha në botë e konsiderojnë shtet të falimentuar, në të vërtetë ky është një regjim monist i njëjtë me atë të Vietnamit, madje diktatura komuniste atje ka një performancë më të mirë ligjore se narkoshteti i Edi Ramës…”, tha ai.

Më tej, Berisha nënvizoi: “Data 12 nëntor, ora 16:00 është ora e shqiptarëve.

Ndaj dhe ju ftoj të gjithë të bashkohemi në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi ndonjë herë.

Por sot ne jemi në prag të një zhvillimi tjetër madhor, të primarëve në Shqipëri.

Unë e kuptoj se ato ngjasojnë me një oaz, në një vend ku vota është kthyer në fiktivitet.

Por rrugë tjetër për zhvillimin e këtij vendi, përveç sistemit të votës së lirë, nuk ka.

Ndaj ju ftoj sot, në mënyrë të veçantë zonjat, zonjushat, të rinjtë dhe përfaqësuesit nga emigracioni të bashkohen në këtë garë.

Unë e di që ka pasur zemërthyer dhe kritika me primaret, por nuk jam tërhequr dhe nuk tërhiqem. Sepse ato kufizojnë pushtetin tuaj dhe ju japin ju pushtet”.

Berisha la të kuptojë se beteja në gjykatë për logon nuk do të jetë e lehtë, sa kohe që paralajmëroi se Rama e ka betejën me Partinë Demokratike të rithemeluar.

“Partia Demokratike e vërtetë e rithemeluar ka përcaktuar një procedurë të cilën nuk ka demokrat që normalisht ta refuzojë. Por, z. Ylli, kur tetë muaj apo një vit më parë, unë kaloja nga Foltorja në Foltorja për të folur për peng-Bashën në atë kohë, kishte që e besonin, por edhe të tjerë skeptikë.

Sot besoj, pas të gjitha të dhënave, është e qartë se të gjitha ato janë totalisht përpjekje të Edi Ramës dhe s’kanë asgjë të përbashkët me PD-në. Në këtë kontekst, unë kam qenë, jam dhe do të jem i hapur, që çdo deputet i kësaj partie, çdo eksponent dhe anëtar i kësaj partie, të kandidojë në primare, të propozojë cilindo për primare.

Unë s’jam kurrë i hapur të heq dorë nga primaret, as dhe të zëvendësoj primaret me sondazhe. Këtë s’e bën askush në botë. S’kam pse unë të vendos një standard të tillë pasi vetëkuptohet, Edi Rama betejën e ka me 11 Dhjetorin, me Partinë Demokratike të rithemeluar, sepse atë tjetrën, ç’është e vërteta, siç provuan kohërat, e kishte në xhep”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë