Politike

Rama: Kemi një çorbë ruse, me thoshit ‘pse i thua Lulit ndahu nga ata’. Luli iku ata erdhën prapë

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi të zhvilluar në Mallakastër, tha se opozita flet me gjuhën e Putinit kur i drejtohet qeverisë.

“Këta thonë nuk ka luftë këtu, fajin e ka qeveria. Këtë thotë edhe Putin… Fatkeqësia është që një pjesë e njerëzve u shkojnë nga mbrapa.  Për çfarë, për dinjitetin? Për dinjitetin e kujt? Që Shqipëria të kthehet në një karagjoz shtet dhe që i thotë SHBA-së ‘këtu jam unë dhe bëhet si them unë’. bëhet si themi ne për çështje të brendshme, por jo për çështje të mëdha ku jemi pjesë. Ne kemi fatkeqësinë që kemi një çorbë ruse, një bashkim të një të keqe të madhe. Ju kujtohet kur më thoshit mua ‘çfarë ke që i thua Lulit ndahu nga ata’. Luli iku ata erdhën prapë. Do ta luftojnë ata inflacionin? Do na afrojnë ata më shumë ne me SHBA-në, ata që i kishin ulur pantallonat deri në fund para të huajve? Vitet e fundit atyre nuk i vinte njeri as për vizitë”, u shpreh Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë